I rëndë dëmtimi i Dani Alves, do t'i mungojë Brazilit në Botërorin Rusi 2018

Nuk ka kampionat botëror për Dani Alves. Mbrojtësi brazilian dëmtoi ligamentet e tij të gjurit gjatë ndeshjes finale të Kupës së Francës midis PSG-së dhe Herbiers ditën e martë...

I rëndë dëmtimi i Dani Alves, do t'i mungojë Brazilit në Botërorin Rusi 2018

Nuk ka kampionat botëror për Dani Alves. Mbrojtësi brazilian dëmtoi ligamentet e tij të gjurit gjatë ndeshjes finale të Kupës së Francës midis PSG-së dhe Herbiers ditën e martë.

Vizitat mjekësore treguan, sipas shtypit brazilian, se do të jetë mjaft e vështirë që mbrojtësi i kampionëve të Francës të riaftësohet për të luajtur në Kupën e Botës, Rusi 2018.

Mungesa e Dani Alves u konfirmua edhe nga Federata Braziliane e Futbollit.

Humbja e një prej mbrojtësve më të rëndësishëm për kombëtaren e Brazilit është kthyer në dhimbje koke për trajnerin Tite, pasi në listën e të dëmtuarve është edhe Felipe Luis. /ATSH



Lajme të ngjashme