Erdoani priti në takim futbollistët turq të Premier Ligës angleze

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) priti në takim futbollistët turq që luajnë në Premier Ligën e Anglisë, Cenk Tosun, Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan.

Presidenti Erdoan vazhdon takimet në Londër, ku zhvillon një vizitë zyrtare.

Në pritjen e realizuar me dyer të mbyllura për median në një hotel në Londër, Tosun, Ozil dhe Gundogan i dhuruan presidentit turk format e tyre të firmosura.  

Ilkay dhe Mesut, me skuadrën kombëtare të Gjermanisë pritet të luajnë në Kupën Botërore që do të zhvillohet këtë verë në Rusi.

Ilkay Gundogan, që karrierën e futbollit e vazhdon në Angli, është futbollist i skuadrës Manchester City, Cenk Tosun luan në Everton ndërsa Mesut Ozil është futbollist i Arsenalit.

Lajme të ngjashme