• Video galeri

Rusi 2018 - Tite përzgjedh 23 lojtarët që do përfaqësojnë Brazilin

Trajneri i Brazilit, Tite, ka preferuar të publikojë menjëherë listën me 23 futbollistët që do të marrë me vete në Rusi për të luajtur Kampionatin Botëror...

Rusi 2018 - Tite përzgjedh 23 lojtarët që do përfaqësojnë Brazilin

Trajneri i Brazilit, Tite, ka preferuar të publikojë menjëherë listën me 23 futbollistët që do të marrë me vete në Rusi për të luajtur Kampionatin Botëror.

Ndryshe nga shumë teknikë të tjerë që publikuan fillimisht listën paraprake prej 35 lojtarësh, Tite vendosi t’i japë fund dilemave menjëherë dhe të përqendrohet te përgatitja e kompeticionit.

Ja lista e plotë e lojtarëve që do të përfaqësojnë Brazilin në ‘Rusi 2018’:

Portierë: Alisson (Roma), Cassio (Corinthians), Ederson (Manchester City)

Mbrojtës: Danilo (Manchester City), Geromel (Gremio), Filipe Luis (Atletico Madrid), Marcelo (Real Madrid), Marquinhos (Paris Saint-Germain), Miranda (Inter), Fagner (Corinthians), Thiago Silva (Paris Saint-Germain)

Mesfushorë: Casemiro (Real Madrid), Fernandinho (Manchester City), Fred (Shakhtar Donetsk), Paulinho (Barcelona), Coutinho (Barcelona), Renato Augusto (Beijing Guoan), Willian (Chelsea)

Sulmues: Douglas Costa (Juventus), Firmino (Liverpool), Gabriel Jesus (Manchester City), Neymar (Paris Saint-Germain), Taison (Shakhtar Donetsk) /ATSH



Lajme të ngjashme