• Video galeri

PSG fituese e Super Kupës franceze

Paris Saint-Germain (PSG) me fitoren ndaj Monacos me rezultatin 4-0 fitoi Super Kupën e Francës.

PSG fituese e Super Kupës franceze

Paris Saint-Germain (PSG) me fitoren ndaj Monacos me rezultatin 4-0 fitoi Super Kupën e Francës.

Në qendrën sportive "Universiade" në Shenzhen të Kinës sot PSG dhe Monaco zhvilluan ndeshjen për Super Kupën e Francës.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 2-0 për PSG-në, ku golat u shënuan nga Angel Di Maria në minutën e 33-të dhe Christopher Nkunku në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë PSG arriti të mbajë ndeshjen nën kontroll dhe me golat e Timothy Weah në minutën e 67-të dhe Di Marias në kohën shtesë shënoi fitore ndaj Monacos me rezultatin përfundimtar 4-0.

Me këtë PSG për herë të gjashtë me radhë fiton Super Kupën e Francës. Parisienët gjithsej tetë herë e kanë fituar Kupën. (AA)



Lajme të ngjashme