Turqia shënoi një fitore historike në xhudo

Në Kampionatin e Xhudos për të Rriturit, për herë të parë pas 17 vjetësh, Turqia përjetoi emocionin e ngjitjes në podiumin e ndarjes së çmimeve.

Turqia shënoi një fitore historike në xhudo

Në Kampionatin e Xhudos për të Rriturit, për herë të parë pas 17 vjetësh, Turqia përjetoi emocionin e ngjitjes në podiumin e ndarjes së çmimeve.

Në kampionatin e zhvilluar në Baku, Kryeqytetin e Azerbajxhanit, në ndeshjen e vlefshme për 81 kilogram, sportisti turk, Vedat Allbajrak (Albayrak), fitoi medaljen e bronzit.  

Duke mundur rivalin nga Polonia, sportisti i kombëtares turke, siguroi vendin e tretë në podium.

Kjo medalje solli me vete edhe një sukses historik, pasi Turqia për herë të parë, pas 17 vjetësh, përjetoi lumturinë e marrjes së medaljes në Kampionatin e Xhudos për të Rriturit.  

Turqia, fitoren e fundit në këtë kampionat, e arriti me medaljen e argjende të Selim Tatarollu (Tataroğlu) në vitin 2001.   



Lajme të ngjashme