Sistemi VAR do të zbatohet edhe në Ligën e Kampionëve

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka njoftuar se duke filluar nga sezoni i ardhshëm sistemi VAR do të përdoret në Ligën e Kampionëve.

Sistemi VAR do të zbatohet edhe në Ligën e Kampionëve

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka njoftuar se duke filluar nga sezoni i ardhshëm sistemi VAR do të përdoret në Ligën e Kampionëve.

Në deklaratën e UEFA-s thuhet se duke filluar nga sezoni 2019-2020 VAR do të praktikohet në organizimin më prestigjioz të Evropës në nivel klubesh.

VAR po ashtu do të përdoret në Super Kupën e UEFA-s për vitin 2019, Kampionatin Evropian 2020, Evropa Ligën duke filluar nga sezoni 2020-2021, si dhe në finalet e Ligës së Kombeve 2021.

“Besoj se deri në muajin gusht të vitit 2019 kemi kohë të mjaftueshme që trajnerët tanë të marrin trajnimin e duhur që ky sistem të funksionojë ashtu siç duhet. Në këtë mënyrë VAR do të funksionojë ashtu siç duhet në Ligën e Kampionëve”, tha presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, lidhur me sistemin VAR. (AA)


Fjalët Kyçe: Super Kupa , Liga e Kampioneve , UEFA , VAR

Lajme të ngjashme