Hamilton në "pole position" në Japoni

Piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton, ka fituar "pole position" për garën e së dielës, për Çmimin e Madh të Japonisë në garën e 17-të të këtij sezoni në kampionatin botëror të Formula 1.

Gara kualifikuese për garën e 8 tetorit është bërë në pistën Suzuka e gjatë 5.807 metra, në pistën e qytetit Suzuka të Japonisë.

Lewis Hamilton, në renditjen e pilotëve, arriti për 1 minutë e 27.760 sekonda, me të cilën fitoi të drejtën që në garën e së dielës të filloj nga "pole position". 32-vjeçari Hamilton fitoi "pole positionin" e 80-të në karrierën e tij.

Nga i njëjti ekip, Valtteri Bottas me 1:28.059 u rendit i dyti, ndërsa Max Verstappen i Red Bull-TAG Heuer u rendit i treti me 1:29.057.

Në klasifikimin e pilotëve, Hamilton renditet i pari me 306 pikë. Atë e ndjek Vettel me 256 dhe Bottas me 189 pikë.

Gara për Çmimin e Madh të Japonisë do të zhvillohet të dielën në ora 07.10. (AA)

Lajme të ngjashme