Në Soçi nesër luhet ndeshja Turqi-Rusi

Kombëtarja turke e futbollit do të jetë mysafire e Rusisë për ndeshjet e tretë të Ligës së Kombeve UEFA.

Në Soçi nesër luhet ndeshja Turqi-Rusi

Kombëtarja turke e futbollit do të jetë mysafire e Rusisë për ndeshjet e tretë të Ligës së Kombeve UEFA.

Ndeshja e javës së tretë të Grupit të 2-të të Ligës B do të zhvillohet në Stadiumin Fisht Olimpiadë në qytetin Soçi në orën 19.00 me orën e Turqisë.

Ndeshja, që do transmetohet drejtpërsëdrejti nga TRT 1 , do të drejtohet nga arbitri i Federatës së Futbollit të Polonisë, Pawel Raczkowski.

Ekipi hënë-yll, ndërkohë që në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve u mund nga Rusia me rezultatin 2-1, në ndeshjen e dytë mundi Suedinë me rezultatin 3-2.

Ndërkohë që Rusia kryeson në grup me 4 pikë, Turqia është e dyta me 3 pikë dhe Suedia e fundit me 1 pikë.  



Lajme të ngjashme