Francë, Ligue 1 – PSG-ja thyen rekordin 58-vjeçar të Totenhemit

PSG-ja mposhti Lilën 2-1 dhe arritën fitoren e 12-të radhazi që nga fillimi i sezonit në “Ligue 1″...

Francë, Ligue 1 – PSG-ja thyen rekordin 58-vjeçar të Totenhemit

Klubi francez i futbollit, PSG, ka thyer rekordin 58-vjeçar të Totenhemit.

PSG-ja mposhti Lilën 2-1 dhe arritën fitoren e 12-të radhazi që nga fillimi i sezonit në "Ligue 1".

Kjo fitore theu rekordin e Totenhemit, i cili në hapjen e sezonit 1960/61 në kampionatin anglez realizoi 11 fitore rradhazi. Vlen të theksohet se rekordet lidhen me pesë ligat më të forta të futbollit evropian, të cilat janë ai anglez, gjerman, spanjoll, italian dhe francez.

Kilian Mbape në minutën e 70-të dhe Nejmar në minutën e 84-t shënuan për një epërsi 2-0, ndërsa Nikola Pepe ngushtoi rezultatet nga 11-metërshi në 2-1.

PSG-ja pas 12 ndeshjeve të luajtura në “Ligue 1” ka 36 pikë, ndërsa Lila, që tashmë është në vendin e dytë, ka 11 pikë më pak.



Lajme të ngjashme