Presidenti Erdogan përgëzon kombëtaren turke për të gjymtuar, nënkampione botërore

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) përgëzoi edhe një herë skuadrën kombëtare turke e futbollit për të gjymtuar (ampute), që zuri vendin e dytë në kampionatin Botëror.

Erdoani i bëri thirrje kapitenit, Osman Çakmak, i cili humbi penalltinë dhe kërkoi të hallalloset, dhe e ngushëlloi atë.

“Mos u mërzit, do të jemi kampionë bote këtej e tutje” tha Presidenti Erdoan.    

Skuadra kombëtare turke e futbollit për të gjymtuar ka zënë vendin e dytë në botë duke humbur 5-4 me penallti ndaj Angolës në finalen e Kupës së Botës në Meksikë, koha e rregullt e së cilës u mbyll në barazim pa gola. Kombëtarja e Turqisë, e cila më parë është renditur e treta në kampionatet botërore të viteve 2007, 2010, 2012 dhe 2014, këtë vit është shpallur nënkampione botërore.

Lajme të ngjashme