Philip Cocu edhe zyrtarisht ndahet nga Fenerbahçe

Klubi i futbollit nga Stambolli kohëve të fundit po kalon një nga krizat më të mëdha të rezultateve në historinë e saj.

Philip Cocu edhe zyrtarisht ndahet nga Fenerbahçe

Udhëheqësit e njërës nga klubeve turke me më shumë trofe të fituara, Fenerbahçe, zyrtarisht ndërprenë bashkëpunimin me ekspertin holandez të futbollit, Philip Cocu.

Klubi nga Stambolli njoftoi sot se i jep fund bashkëpunimit të deritanishëm me kreun e stafit teknik, Cocu.

"Jemi mirënjohës Cocu-t për qasje të ndershme dhe pozitive në tërë procesin dhe i dëshirojmë fat dhe suksese në punën e mëtejme", thuhet në deklaratë.

Fenerbahçe është duke kaluar një nga krizat më të mëdha të rezultateve në historinë e saj, ndërsa Cocu në pankinën e klubit nuk ishte që nga disfata ndaj ekipit të Ankaragucu në xhiron e 10-të të Super Ligës Spor Toto. Në pesë ndeshjet e radhës klubin e udhëhiqte zëvendësi i tij Erwin Koeman.

Pas 15 xhirove Fenerbahçe ndodhet në pozitën e parafundit me vetëm 14 pikë.



Lajme të ngjashme