BBC: Mohamed Salah është futbollisti më i mirë afrikan

Futbollisti egjiptian që luan për Liverpool-in, Mohamed Salah, është votuar nga BBC si futbollisti më i mirë afrikan, çmim që i ndahet për vitin e dytë me radhë.

Futbollisti 26 vjeçar, ka mundur rivalët e tij Medhi Benatia, Kalidou Koulibaly, Sadio Mane dhe Thomas Partey, pasi në sezonin e kaluar të Premierligës angleze, shënoi 44 gola në gjithsej 52 paraqitje për Liverpool-in, të cilin e ndihmoi të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve.

"Është një ndjenjë e mrekullueshme kjo që kam fituar përsëri, jam i lumtur dhe do të doja ta fitoj edhe vitin e ardhshëm", u shpreh Salah në ceremoninë e ndarjes.

Salah tha se qëllimi i tij për vitin e ardhshëm është të fitojë diçka me klubin.

"Përpiqem të shkoj përtej mundësive, të ndihmoj ekipin të fitojë diçka" shtoi ai.

BBC theksoi se ka pasur mbi 650.000 vota këtë vit, që është një rekord për ndarjen e këtij çmimi. (AA)

Fjalët Kyçe: Liverpool , futboll , Mohamed Salah

Lajme të ngjashme