Ibrahimoviç zgjatë edhe një vit kontratën me L.A. Galaxy

Gjatë karrierës së tij Zlatan Ibrahimoviç luajti për skuadrat Malmo, Ajax, Juventus, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitetd, ndërsa këtë vit u transferua në L.A. Galaxy.

Ibrahimoviç zgjatë edhe një vit kontratën me L.A. Galaxy

Skuadra e futbollit Los Angeles Galaxy e Ligës së Parë Amerikane (MLS) njoftoi zgjatjen e kontratës me futbollistin suedez Zlatan Ibrahimoviç për një vit dhe se 37-vjeçari Ibrahimoviç edhe gjatë sezonit të vitit 2019 do të jetë në radhët e Los Angeles Galaxy.

Gjatë karrierës së tij ai luajti për skuadrat Malmo, Ajax, Juventus, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitetd, ndërsa këtë vit u transferua në L.A. Galaxy.

Ibrahimoviç për Los Angeles Galaxy luajti 27 ndeshje, shënoi 22 gola dhe asistoi në 7 të tjerë.



Lajme të ngjashme