Fenerbahçe vazhdon të kryesojë në ‘Turkish Airlines Euroleague’

Pas ndeshjeve në javën e 14-të të Ligës së Evropës THY (Turkish Airlines Euroleague) në basketboll, Fenerbahçe Beko vazhdon kryesimin.

Fenerbahçe vazhdon të kryesojë në ‘Turkish Airlines Euroleague’

Pas ndeshjeve në javën e 14-të të Ligës së Evropës THY (Turkish Airlines Euroleague) në basketboll, Fenerbahçe Beko vazhdon kryesimin.

Në organizimin numër 1 në nivel ekipesh evropiane të basketbollit, u vazhdua me ndeshjet e javës së 14-të.

Fenerbahçe Beko, që e filloi javën si liderë, duke mundur skuadrën malazeze, Buducnost VOLI me rezultatin 89-65, korri fitoren e 10 pa ndërprerje dhe të 13-n në total. Në këtë mënyrë skuadra turke vazhdon ende kryesimin.

Kurse Anadolu Efes, që shfaq një performansë të mirë këtë sezon në Ligën e Evropës, e mbylli javën e 14-të me humbje. Kjo skuadër, e mundur në fushë të huaj nga ekipi rus, CSKA Moska me rezultatin 102-84, e përfundoi javën në vendin e katërt.

Darussafaka Tekfen, që ka vetëm një fitore në këtë organizim sportiv, ecurisë së keqe nuk ju nda edhe në ndeshjen me Khimki. E mirëpritur nga përfaqësuesja ruse, u mund me rezultatin 85-84 dhe zuri vendin e fundit, pra të 13-n në radhë.

Rezultatet janë si më poshtë:  

CSKA Moska (Rusi) - Anadolu Efes (Turqi): 102-84

Buducnost VOLI (Mali i Zi) - Fenerbahçe Beko (Turqi): 65-89

Olympiakos (Greqi) - Herbalife Gran Canaria (Spanjë): 98-77

Baskonia (Spanjë) - Barcelona Lassa (Spanjë): 70-77

Khimki (Rusia) - Darussafaka Tekfen (Turqi): 85-84

Zalgiris (Lituani) - Maccabi FOX (Izrael): 80-73

Bayern Munih (Gjermani) - Real Madrid (Spanjë): 72-82

Panathinaikos (Greqi) - AX Armani Exchange Olimpia Milan (Itali): 83-86 



Lajme të ngjashme