NBA – Rekordi i pikëve të shënuara në 10 vitet e fundit

Ndeshja me rezultat më të lartë të 10 viteve të fundit të Ligës Profesionale të Basketbollit (NBA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u luajt mes Washington Wizards dhe Phoenix Suns.

Skuadra nikoqire pas tre zgjatjeve të kohës së rregullt mposhti skuadrën kundërshtare me rezultat 149-146.

Ndeshja mes Washington Wizards dhe Phoenix Suns u bë skenë e përpjekjeve të mëdha.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 109-109.

Të dy skuadrat në zgjatjen e parë shënuan nga 13 pikë ndërsa në zgjatjen e dytë nga 10 pikë.

Nyja e kësaj ndeshjeje u zgjidh pas zgjatjes së tretë të kohës së rregullt.

Ndërkohë që në këtë ndeshje shkëlqeu ylli i Bradley Beal, ndeshja përfundoi me fitoren e skuadrës nikoqire me rezultat 149-146.

Me numrin e përgjithshëm të 295 pikëve të shënuara gjatë ndeshjes, të dy skuadrat shënuan rekordin e 10 viteve të fundit të NBA-së.

Rekordi i fundit i pikëve ishte shënuar në vitin 2008 gjatë ndeshjes mes skuadrave Denver Nuggets dhe Seattle Supersonics, ku u shënuan gjithsej 298 pikë.

Lajme të ngjashme