Fenerbahçe Beko vazhdon të kryesojë edhe pas javës së 15-të

Pas ndeshjeve të javës së 15-të të Ligës së Evropës THY (Turkish Airlines Euroleague) në basketboll, Fenerbahçe Beko vazhdon kryesimin.

Fenerbahçe Beko vazhdon të kryesojë edhe pas javës së 15-të

Pas ndeshjeve të javës së 15-të të Ligës së Evropës THY (Turkish Airlines Euroleague) në basketboll, Fenerbahçe Beko vazhdon kryesimin.

Organizimi numër 1 në nivel ekipesh evropiane të basketbollit përfundoi pjesën e parë të sezonit.

Fenerbahçe Beko priti në ndeshje skuadrën spanjolle Real Madrid që humbi në finalen e sezonit të kaluar.

Skuadra turke e basketbollit, duke fituar me rezultatin 65-63 ndeshjen, që u bë skenë e ‘një beteje të madhe’ korri fitoren e 11 pa ndërprerje dhe të 14-n në total.

Kurse Anadolu Efes, që doli përballë përfaqësues spanjolle Barcelona Lassa dhe që mori vetëm 15 pikë në pjesën e dytë të ndeshje, u largua e mundur nga ndeshja me rezultatin 80-65.

Me këtë rezultat, skuadra turke shënoi 6 humbje në total dhe u radhit e katërta.  

Kurse Darussafaka Tekfen, mallit për fitore pas 12 ndeshjeve i dha fund përballë Olympiakos.

Skuadra turke, që mundi skuadrën greke me rezultatin 79-75, pas fitores së dytë në ligë zuri vendin e fundit, pra të 16-të.

Pjesa e dytë e sezonit të organizimit sportiv të basketbollit do të vazhdojë pa ndërprerje.

Ndeshjet e javës së 16-të do të zhvillohen gjatë datave 3-4 janar 2019.

 

 


Lajme të ngjashme