Messi dhe Ronaldo dy rivalë të mëdhenj që nga viti 2009

Rivaliteti me Cristiano Ronaldon ishte i shëndetshëm dhe shumë i mirë për fansat, ka thënë Lionel Messi lojtari i Barcelonës.

Messi dhe Ronaldo dy rivalë të mëdhenj që nga viti 2009

Rivaliteti me Cristiano Ronaldon ishte i shëndetshëm dhe shumë i mirë për fansat, ka thënë Lionel Messi lojtari i Barcelonës, i cili në La Liga spanjolle me portugezin, lojtarin e dikurshëm të Real Madridit, ishin rivalë të mëdhenj që nga viti 2009.

Ronaldo këtë verë kaloi në Juventus dhe në një intervistë i bëri thirrje Messit që t'i bashkëngjitet në ligën italiane të Seria A. Mirëpo, argjentinasi nuk pati një koment adekuat për ftesën e Ronaldos.

Para përzgjedhjes së këtij viti të kroatit Luka Modriç, Messi dhe Ronaldo në 10 sezonet e kaluara fituan "Topin e Artë", çmimin dedikuar lojtarit më të mirë në botë.

Messi pranoi se ky vit për të nuk ishte si ato nga ëndrrat. "Kur kuptova se kush është nominuar, e dija që nuk kam gjasa të zgjidhem për vitin 2018", tha ai. (AA) 



Lajme të ngjashme