Nadal tërhiqet nga turneu në Brisbane për shkaqe shëndetësore

Tenisti spanjoll Rafael Nadal u tërhoq nga turneu ndërkombëtarë Brisbane për shkak të tendosjes muskulore në këmbën e majtë.

Nadal tërhiqet nga turneu në Brisbane për shkaqe shëndetësore

Tenisti spanjoll Rafael Nadal u tërhoq nga turneu ndërkombëtarë Brisbane për shkak të tendosjes muskulore në këmbën e majtë.

Tenisti i dytë në botë erdhi në Australi dhe ishte i lirë në raundin e parë, pasi u tërhoq nga turneu në Abu Dhabi, ku luajti një ndeshje.

Sezonin e kaluar, Nadal për shkak të problemit me lëndime luajti vetëm nëntë turne dhe fitoi pesë tituj. Fituesi i 17 turneve Grand Slam nuk ka luajtur që nga shtatori i vitit të kaluar, por njoftoi se me siguri do të jetë gati për Australian Open që fillon më 14 janar.

Nadal planifikon të stërvitet në Brisbane deri në fundjavë dhe pastaj të udhëtojë për në Melbourne. (AA)



Lajme të ngjashme