Nadal beson në një fitore tjetër në Australian Open

"Ndihem më mirë dhe shpresoj që për pesë ditë do të jem plotësisht i përgatitur. Kam një ndjenjë të mirë dhe besoj se mund ta fitoj përsëri Australian Open", tha Nadal.

Nadal beson në një fitore tjetër në Australian Open

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, i dyti në rang listën e ATP-së, për shkak të lëndimit ka munguar në turneun e Brisbane, duke thënë se mund të jetë gati për pesë ditë dhe shpreson të marrë pjesë në Australian Open.

“Lëndim i lehtë, i cili mund të bëhet i rëndë për shkak të tendosjes së muskujve. Ndihem më mirë dhe shpresoj që për pesë ditë do të jem plotësisht i përgatitur. Kam një ndjenjë të mirë dhe besoj se mund ta fitoj përsëri Australian Open”, tha Nadal.

Australian Open, i pari Grand Slam, do të luhet nga 14 deri më 27 janar.



Lajme të ngjashme