Fenerbahçe vazhdon kryesimin në Ligën e Evropës pavarësisht humbjes ndaj skuadrës ruse

Vazhdon entuziazmi i javës së 17-të të Ligës së Evropës, Linjat Ajrore Turke (THY) në basketboll.

Fenerbahçe vazhdon kryesimin në Ligën e Evropës pavarësisht humbjes ndaj skuadrës ruse

Vazhdon entuziazmi i javës së 17-të të Ligës së Evropës, Linjat Ajrore Turke në basketboll.

Skuadra kryesuese, Fenerbahçe ishte mysafire e ekipit rus, Khimki.

Në periudhën e parë të ndeshjes, fanella blu e verdhë, ishte në avantazh me rezultatin 23-13.

Në periudhën e dytë, skuadra mirëpritëse duke kapur një seri prej 11 pikësh, edhe pse e “shkriu” diferencën e pikëve, mbeti në dezavantazh me rezultatin 41-38.

Kurse në periudhën e tretë Khimki kaloi në avantazh me rezultatin 57-54.

Çereku i fundit i ndeshjes u bë skenë e një entuziazmi të madh. Nikolo Melli i Fenerbahçes, duke shënuar në dy gjuajtjet e lira, që fitoi në 1.4 sekondat e fundit, bëri që ndeshja në kohën normale të përfundojë me barazim 72-72.

Në kohën shtesë skuadra mirëpritëse filloi me një seri 4-0.  

Në përfaqësuesen turke, Fenerbahçe, dalja nga loja me 5 faul e Jan Vesely-t dhe humbja e gjuajtjeve të rëndësishme, u bënë pikat e “thyerjes” së ndeshjes.  

Khimki e fitoi ndeshjen me rezultatin 84-78. Pas këtij rezultati mori fund edhe mosmposhtja e skuadrës turke për 12 ndeshje me radhë.

Jan Vesley, duke shëmuar 12 pikë në ndeshje, fitoi titullin e basketbollistit me 2 mijë dhe më tepër pikë në Ligën e Evropës.  

Ndërkoqë që në Fenerbahçe, Melih Mahmutoglu ishte pikëshënuesi më i lartë me 18 pikë dhe 4 ribaund, në skuadrën ruse, Stefan Markovic dha një kontribut të madh në ndeshje me 13 pikë dhe 6 ribaund.  

 


Lajme të ngjashme