Australian Open mund të jetë turneu i fundit për britanikun Andy Murray

Tenisti britanik Andy Murray njoftoi se më nuk do të mund t'i durojë dhimbjet për shkak të lëndimit që ka pësuar në këllk dhe Australian Open mund të jetë turneu i tij i fundit.

Australian Open mund të jetë turneu i fundit për britanikun Andy Murray

Tenisti britanik Andy Murray, i cili në karrierën e tij ka fituar tri kampionate Grand Slam, njoftoi se më nuk do të mund t'i durojë dhimbjet për shkak të lëndimit që ka pësuar në këllk dhe Australian Open mund të jetë turneu i tij i fundit.

Ndërkohë që po vazhdon përgatitjet për Australian Open, që do të zhvillohet më 14-27 janar në Melburn, ku ndeshjen e parë do ta zhvillojë me bartësin e 22-të, spanjollin Roberto Bautista Agut, Murray, mbajti një konferencë për shtyp në lidhje me lëndimin e tij.

Në konferencën e organizuar në Qendrën Australiane të Tenisit, Murray tha se vazhdon të ketë dhimbje për shkak të dëmtimit dhe se ka vështirësi të luajë tenis, duke mos mundur t'u përmbahet lotëve teksa shpjegoi periudhën nëpër të cilën po kalon.

Ish-tenisti numër 1 në radhitjen botërore të ATP-së, i cili ka fituar tre kampionate Grand Slam dhe dy kampionate në olimpiada, theksoi se Australian Open mund të jetë turneu i tij i fundit.

"Nuk ndihem mirë. Jam duke luftuar për një kohë të gjatë. Tashmë rreth 20 muaj jam përjetuar dhimbje. Bëra çdo gjë për shërimin e këllkut, por pa dobi. Wimbeldon-i është vendi ku do të doja ta braktis tenisin, por nuk jam i sigurt nëse do të mund ta bëj këtë. Mendoj se Australian Open mund të jetë turneu im i fundit", tha Murray.

Murray dje zhvilloi një ndeshje trajnuese me bartësin e parë, serbin Novak Djokovic, por braktisi ndeshjen në setin e dytë teksa ndodhej në disavantazh me rezultatin 4-1, pasi setin e parë e humbi 6-1.

Tenisti britanik u lëndua në vitin 2017, ndërsa në janar të vitit të kaluar iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike.



Lajme të ngjashme