La Liga – Lionel Messi shënon golin numër 400 kundër Eibarit

Barcelona shënoi fitoren e gjashtë radhazi ndaj Eibarit në “Camp Nou”, me rezultatin e thellë dhe të pastër 3-0, ndërsa Messi realizoi golin 400. në La Liga.

2019-01-13T191630Z_1160173873_RC13191DD450_RTRMADP_3_SOCCER-SPAIN-FCB-EIB.JPG
2019-01-13T185952Z_45032159_RC1EFB0152B0_RTRMADP_3_SOCCER-SPAIN-FCB-EIB.JPG

Barcelona ka arritur vetëm fitore në superligën spanjole (La Liga) që pas barazimit 1-1 në Stadiumin “Wanda Metropolitano” me një kundërshtar të drejtpërdrejtë si Atletico Madrid.

Ajo shënoi fitoren e gjashtë radhazi lehtësisht ndaj Eibarit në “Camp Nou”, me rezultatin e thellë dhe të pastër 3-0. Ky është një sukses që e çon sërish në 5 pikë diferencën me Atletico Madridin, skuadër që në takimin e fundit me Levanten regjistroi një fitore minimale.

Luiz Suarez shënoi dy herë dhe mes golave të uruguaianit gjeti rrjetën edhe i zakonshmi Lionel Messi.

Interesante është se dy “yjet” e Barcelonës janë në garë me njëri-tjetrin për trofeun e golashënuesit më të mirë në La Liga. Kryeson Messi me 17 gola dhe 10 asiste, ndërsa Suarez e ndjek atë me 14 gola dhe 5 asiste.

Për kapitenin Messi goli ndaj Eibarit ishte jubilar, pikërisht i 400-i në La Liga në 435 ndeshje, me një mesatare 0,91 gola për ndeshje, si askush më parë në elitën e futbollit spanjoll.

Duket se Barcelona nuk do të ketë rivalë seriozë për titullin këtë sezon, aq më tepër që Reali i Madridit ka 13 pikë më pak, por me një sfidë më shumë për të luajtur.



Lajme të ngjashme