Sot nisin takimet për të tetën e finaleve të Ligës së Kampioneve

Ndeshjet para raundit të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve të UEFA-së fillojnë sot, e martë 12 shkurt.

Sot nisin takimet për të tetën e finaleve të Ligës së Kampioneve

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 12-13 dhe 19-20 shkurt, kurse ato të kthimit do të luhen më 5-6 dhe 12-13 mars.

Katër skuadra nga Anglia, tri nga Gjermania dhe tri nga Spanja do të garojnë në këtë raund.

Italia dhe Franca do të hyjnë në garë me nga dy klube secila, ndërsa Holanda dhe Portugalia do të konkurrojnë kundër rivalëve të tyre me nga një ekip.

Ndeshjet e para të të tetës së finales janë si në vijim:

- 12 shkurt:

Manchester United - PSG

Roma - Porto

- 13 shkurt:

Tottenham Hotspur - Borussia Dortmund

Ajax - Real Madrid

- 19 shkurt:

Lyon - Barcelona

Liverpool - Bayern Munchen

- 20 shkurt:

Schalke - Manchester City

Atletico Madrid - Juventus (AA)



Lajme të ngjashme