Shtypi botëror 11.10.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 11 tetor 2017 nga mediat botërore.

Shtypi botëror 11.10.2017

PODCAST – Pasqyra e shtypit botëror (11.10.2017)

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press (AP) – “Erdoani tha se punonjësi i arrestuar i Konsullatës Amerikane në Stamboll ka qenë agjent”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e ka cilësuar agjent punonjësin e Konsullatës së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Stamboll, i cili është arrestuar nga autoritetet turke, ndërsa shtoi se Turqia ka të drejtë të marrë masat e duhura përballë një “kërcënimi të brendshëm” të tillë. Këto deklarata Presidenti Erdoan i bëri në një konferencë shtypi në Beograd, ku gjendej për një vizitë zyrtare. “Si janë infiltruar këta agjentë në Konsullatën amerikane? Nëse nuk janë infiltruar, atëherë kush i ka futur këta brenda?”, shtroi pyetjen kreu i shtetit turk.

***

Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti” – “Kryeministri i Turqisë foli për krijimin e postblloqeve të kontrollit të armëpushimit në Idlib”

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Forcat e Armatosura Turke punimet për grumbullimin e informacionit të klasifikuar me qëllimin krijimin e pikave vëzhguese, të cilat do të kontrollojnë respektimin e armëpushimit në Idlib, i vazhdojnë që nga 8 tetori. Këto deklarata Jëlldërm i bëri në fjalën që mbajti të martën në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), ku tha gjithashtu se veprimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), të cilat kanë deklaruar ngrirjen e procedurave për lëshimin e vizave për qytetarët turq pas krizës diplomatike që ka shpërthyer ndërmjet Ankarasë dhe Uashingtonit, nuk pajtohet me partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve.

***

Agjencia iraniane e lajmeve “Fars News” – “MPJ turke ka refuzuar kërkesën për takim të ambasadorit arrogant të ShBA-së në Ankara”

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdylhamit Gyl (Adülhamit Gül) nuk e ka pranuar propozimin për takim të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Ankara, John Bass, i cili ka bërë deklarata shumë arrogante në adresë të Turqisë. ShBA-ja është shokuar nga ky qëndrim kryelartë i Turqisë.

***

Rrjeti mediatik gjerman “Deutsche Welle" (DW) – “FMN-ja ka përmirësuar parashikimet e rritjes ekonomike të Turqisë”

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikimin për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të Turqisë për këtë vit e ka rritur në 5,1%, kurse për vitin 2018 e ka rritur në 3,5%. Rritjen e parashikimeve lidhur me rritjen e Turqisë FMN-ja e arsyeton me rritjen e ekonomisë turke më shumë se sa parashikimet, ku ka ndikuar rimëkëmbja e eksporteve në tremujorin e parë, dhe politikat fiskale zgjeruese (ekspansioniste). Në raportin e fundit FMN-ja ka lënë të pandryshueshme parashikimet e rritjes së ekonomisë amerikane për shkak të mos-realizimit të uljes së pritshme të taksave në këtë vend. Për vitin 2017 parashikimi i FMN-së për ekonominë amerikane është 2,2% dhe për 2018-ën është 2,3%, aq sa ka qenë edhe në raportin e muajit korrik. Kurse parashikimet për eurozonën, Japoninë, Kinën dhe vendet evropiane në zhvillim, ku bën pjesë edhe Turqia, dhe për Rusinë, FMN-ja i ka revizionuar në kahun e sipërm.



Lajme të ngjashme