Shtypi botëror 08.06.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore në lidhje me Turqinë (1-8 qershor 2018):

Shtypi botëror 08.06.2018

Agjencia britanike e lajmeve, Reuters”: Zëvendëskryeministri turk për Ekonominë, Mehmet Simsek, ka bërë me dije se afrimi e kapitalit ka nisur sërish pas eliminimit të shqetësimeve të investitorëve ndërkombëtarë për politikat monetare të Turqisë, gjatë takimeve të zhvilluara me investitorët në Londër.

Agjencia ruse e lajmeve, Ria Novosti”: Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, ka biseduar në telefon me homologun e tij nga Rusia, Dmitry Medvedev, për ndërtimin e Centralit të Energjisë Bërthamore “Akkuyu” dhe Gazsjellësit “Rryma Turke”.

Portali informativ,Turkish American News”: Autoritetet turke të industrisë së mbrojtjes kanë njoftuar se Platforma e Telekomanduar e Zjarrit (UKAP), siç është emërtuar mjeti tokësor pa pilot (UGV) i prodhuar nga Turqia, tanimë është gati për misionet në terren.

Agjencia iraniane e lajmeve, Mehr”: Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, ambasadori Ibrahim Kalin, ka deklaruar se Ankaraja nuk është çuditur nga vetoja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për projektrezolutën në mbështetje të Palestinës.

Agjencia britanike e lajmeve, Reuters”: Turqia dhe SHBA-ja kanë miratuar akordin mes tyre mbi udhërrëfyesin për Menbixhin.

Portali informativ,Turkish American News”: Zv/kryeministri dhe zëdhënësi i Ankarasë zyrtare, Bekir Bozdag, ka potencuar se në shënjestër të Turqisë është çdo vend që përbën kërcënim për të.

Rrjeti transmetues rus, Sputnik”: Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të markave, “Brand Finance”, ka renditur Linjat Ajrore Turke (THY apo Turkish Airlines) në krye të listës “Turkey 100” me 100 markat më të çmuara të Turqisë për vitin 2018. Sipas agjencisë, vlera e kësaj marke është 2 miliardë e 42 milionë dollarë.

Agjencia krimeane e lajmeve, QHA”: Udhëtimet pa pasaportë ndërmjet Ukrainës dhe Turqisë ka rritur ndjeshëm fluksin e turistëve.

Portali informativ,Turkish American News”: Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka thënë se vendimet e marra nga Uashingtoni dhe Ankaraja për Menbixhin do të sjellin paqe dhe stabilitet në rajon.

Agjencia krimeane e lajmeve, QHA”: Turqia ka reaguar fuqishëm kundër Greqisë për lirimin e puçistëve, që janë autorë dhe pjesëmarrës direkt në tentativën e përgjakshme për grusht shteti të 15 korrikut 2016.



Lajme të ngjashme