Turqi - Arma këmbësorie MPT-76 i dorëzohet ushtrisë turke

Armët e këmbësorisë të prodhimit vendor iu dorëzuan ushtrisë turke me ceremoni zyrtare të organizuar në fabrikën e armëve në Kërëkkale (Kırıkkale).

piyade tufegi 1.jpg
piyade tufegi.jpg
piyade tufegi 3.jpg
01 milli piyade tüfeği mpt-76.jpg
02 milli piyade tüfeği mpt-76.jpg
03 milli piyade tüfeği mpt-76.jpg
MPT-76, arma kombëtare e këmbësorisë hyn në inventarin e ushtrisë turke
MPT-76, arma kombëtare e këmbësorisë hyn në inventarin e ushtrisë turke

MPT-76, e para dhe e vetmja armë këmbësorie në botë që kalon me sukses 42 teste, është prodhuar me mundësi tërësisht kombëtare nga fabrika e armëve në Kirikale të Turqisë. Ajo është tashmë pjesë e inventarit të Forcave të Armatosura të Turqisë. Falë veçorive teknike dhe preciozionit të lartë në të gjitha kushtet atmosferike, MPT-76 tërheq vëmendjen e sektorit botëror të armëve.

Arma e këmbësorisë e tipit MPT-76 e prodhuar me mundësi vendore është e gatshme për përdorim.

Armët e këmbësorisë të prodhimit vendor iu dorëzuan ushtrisë turke me ceremoni zyrtare të organizuar në fabrikën e armëve në Kërëkkale (Kırıkkale).

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) gjatë fjalës së tij të mbajtur në ceremoni theksoi se këto janë armë të sigurta që do të përdoren nga forcat e sigurisë, ndërsa shtoi se vartësia e Turqisë nga jashtë në industrinë e mbrojtjes është ulur në minimum.

Ministri Ëshëk bëri edhe qitjen e parë me këtë armë.

Arma e këmbësorisë, MPT-76 me të gjitha veçoritë teknike tërheq vëmendjen e sektorit botëror të armëve.

Në kuadër të prodhimit serik të kësaj arme, pjesa e parë prej 500 armëve është prodhuar dhe testuar gjatë një viti.

Prodhimi dhe dorëzimi i pjesës tjetër prej 19 mijë e 500 copëve do të përfundojë gjatë këtij viti.



Lajme të ngjashme