Erdogan: ShBA-të kanë agjentë të tjerë në disa konsullata në Turqi

“Në konsullata veprojnë agjentë përgjegjës të organizatës terroriste gyleniste FETO. Ata nuk janë diplomat, por agjentë", deklaroi Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan: ShBA-të kanë agjentë të tjerë në disa konsullata në Turqi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë agjentë në disa konsullata të tyre në Turqi.

“Në konsullata veprojnë agjentë përgjegjës të organizatës terroriste gyleniste FETO. Ata nuk janë diplomat, por agjentë. Të tillë ka edhe në Amerikë dhe ata kanë marrëdhënie shumë të ngushta me Kongresin amerikan. E gjithë kjo është fakt. Përveç kësaj, agjenti kryesor i FETO-s ndodhet në Pensilvani”, bëri të ditur Erdoan.

Presidenti Erdoan gjatë kthimit në vend nga vizita në Serbi i bëri një vlerësim rendit të ditës.

Kreu i shtetit turk përsëriti se përgjegjës për krizën e vizave me ShBA-në është ambasadori i ShBA-së në Ankara, Xhon Bes (John Bass) ndërsa shtoi se në disa konsullata të ShBA-së ka agjentë.

 

Erdoan bëri të ditur se Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tillerson (Rex Tillerson) i telefonoi ministrit të Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) të cilit i propozoi formimin e një komisioni të përbashkët për zgjidhjen e krizës dhe se janë në pritje të një teksti të shkruar në lidhje me këtë.

Ndërkaq në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, Presidenti Erdoan tha: “Nuk ka asnjë problem në lidhje me sistemet S-400. Paketa e parë e këtij sistemi nuk do të jetë i prodhimit të përbashkët. Por, në dhashë Zoti, duke filluar nga paketa e dytë do të hedhim hapat në drejtim të prodhimit të përbashkët. Gjatë takimit me Putinin ne nuk i dhamë fund këtij bashkëpunimi vetëm me sistemet S-400, por biseduam edhe në lidhje me sistemet e tipit S-500”.



Lajme të ngjashme