Siri – Ushtria turke mbërrin në Idlib, nis formimi i pikave të vrojtimit

Njësi të ushtrisë turke kanë filluar që prej ditës së enjte aktivitetin për formimin e pikave të vrojtimit në qytetin Idlib të Sirisë...

Siri – Ushtria turke mbërrin në Idlib, nis formimi i pikave të vrojtimit
Ushtria turke fillon mbikëqyrjen e Zonës së Çtensionimit në Idlib
Ushtria turke fillon mbikëqyrjen e Zonës së Çtensionimit në Idlib

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë filluar që prej ditës së enjte aktivitetin për formimin e pikave të vrojtimit në qytetin Idlib të Sirisë. Shtatmadhoria theksoi përmes një komunikate se misioni i ushtrisë turke në rajon vijon në përputhje me rregullat e angazhimit, mbi të cilat shtetet garantuese kanë rënë dakord në procesin e Astanës.

Njësi të ushtrisë turke kanë filluar që prej ditës së enjte aktivitetin për formimin e pikave të vrojtimit në qytetin Idlib të Sirisë.

“Në kuadër të procesit të Astanës, njësi të Forcave të Armatosura të Turqisë, të cilat do të jenë me mision në Zonën e Çtensionimit në Idlib për të siguruar vendosjen, mbikëqyrjen dhe vazhdimësinë e armëpushimit, mbërritjen e ndihmave humanitare te nevojtarët, si dhe kushtet e përshtatshme për kthimin e të zhvendosurve; në koordinim me aktivitetet e zbulimit që filluan më datë 8 tetor 2017, kanë filluar që nga data 12 tetor 2017 edhe aktivitetet e formimit të pikave të vrojtimit”, thuhet në një komunikatë të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke.

Komunikata në fjalë thekson gjithashtu se misioni i ushtrisë turke në rajon vijon në përputhje me rregullat e angazhimit, mbi të cilat shtetet garantuese kanë rënë dakord në procesin e Astanës.



Lajme të ngjashme