Turqi-Francë-Itali intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Ndërmjet Ministrive të Mbrojtjes së Turqisë, Francës dhe Italisë është nënshkruar një deklaratë e përbashkët, ku shprehet vullneti i tyre për të bashkëpunuar në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Turqi-Francë-Itali intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Si hap i parë i këtij bashkëpunimi konsorciumi EUROSAM dhe firmat turke do të analizojnë një sistem që për bazë ka sistemin e mbrojtjes ajrore SAMP-T dhe do të fillojnë punimet për përcaktimin e nevojave të përbashkëta të të tre vendeve.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Nuretin Xhanikli (NurettinCanikli) realizoi takime të ndryshme në selinë e NATO-s në Bruksel, ku ndodhej për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së Aleancës.

Në kuadër të këtyre takimeve ministri Xhanikli pati një takim tresh me ministret e Mbrojtjes së Francës, Florence Parly dhe Italisë, Roberta Pinoti.

Në këtë takim tresh u firmos deklarata e përbashkët, që shpreh vullnetin e Ministrive të Mbrojtjes së Francës, Italisë dhe Turqisë për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme. Si hap i parë i këtij bashkëpunimi konsorciumi EUROSAM dhe firmat turke do të analizojnë një sistem që për bazë ka sistemin e mbrojtjes ajrore SAMP-T dhe do të fillojnë punimet për përcaktimin e nevojave të përbashkëta të të tre vendeve.

Krahas forcimit të bashkëpunimit në prodhimin e përbashkët të sistemeve ajrore dhe raketore, duke përfshirë edhe sistemet elektronike ushtarake, programimet kompjuterike dhe sistemet model (simulator), përmes këtij bashkëpunimi synohet edhe mbështetja e zhvillimit të marrëdhënieve në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë edhe bashkëpunimin teknologjik.

Disa nga pikat e tjera që përmban deklarata në fjalë janë: forcimi i marrëdhënieve ndërmjet vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë; bërja e konsultimeve përmes bashkëpunimit në formatet dy e tre-palëshe në kuadër të NATO-s; si dhe mbështetja e zhvillimit të bashkëpunimit me partnerët e NATO-s.

 


Lajme të ngjashme