Kryeministri Yildirim ofroi ndihmën e Turqisë Iranit në fashimin e plagëve nga tërmeti

Duke e bërë të ditur se ndodhet pranë Iranit në këtë ditë të vështirë, shefi i qeverisë turke uroi që të mos përsëriten më dhimbjet e tilla.

Kryeministri Yildirim ofroi ndihmën e Turqisë Iranit në fashimin e plagëve nga tërmeti
Turqia dërgon ndihma për të prekurit nga tërmeti në Irak
Turqia dërgon ndihma për të prekurit nga tërmeti në Irak

Pas tërmetit me madhësi 7,2 ballë sipas shkallës Rihter, që tronditi Iranin dhe Irakun mesnatën e të dielës, në kuadër të Agjencisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD) është ngritur një qendër koordinimi të punimeve. Sipas kërkesës së qeverisë së Irakut janë dërguar në Irak ekipet turke të kërkim-shpëtimit bashkë me ndihma materiale. Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka mbledhur 4 000 çadra, 7 000 jatakë dhe batanije si dhe ushqime për njerëzit e prekur nga tërmeti në rajonin verior të Irakut.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım), zhvilloi një bisedë telefonike me Zëvendëpresidentin e parë të Iranit, Is’hak Xhihangiri.

Sipas informatave e marra nga burimet pranë Kryeministrisë, Kryeministri Jëlldërëm gjatë bisedës shprehu ngushëllime për humbjen e jetëve të qytetarëve iranian në tërmetin që ra në një zonë në afërsi të kufirit Irak-Iran e që tronditi të dyja vendet fqinje.

Duke e bërë të ditur se ndodhet pranë Iranit në këtë ditë të vështirë, shefi i qeverisë turke uroi që të mos përsëriten më dhimbjet e tilla.

Jëlldërëm gjithashtu tha se Turqia është e gatshme për të ndihmuar në fashimin e plagëve në rast se shfaqet nevoja.

Ndërkaq Zëvendëpresidenti i parë i Iranit, Is’hak Xhihangiri falënderoi Kryeministri Jëlldërëm për telefonatë dhe shtoi se do ta informoj në qoftë se shfaqet nevoja për ndonjë ndihmë.

 


Lajme të ngjashme