Themelohet Katedra e UNESCO-s në Universitetin “Bilgi” të Stambollit

Pranë Universitetit “Bilgi” të Stambollit është themeluar Katedra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) për Politikë dhe Diplomaci Kulturore...

Themelohet Katedra e UNESCO-s në Universitetin “Bilgi” të Stambollit

Pranë Universitetit “Bilgi” të Stambollit është themeluar Katedra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) për Politikë dhe Diplomaci Kulturore.

Miratuar nga Departamenti i Arsimit të Lartë të UNESCO-s në kryeqytetin Paris të Francës pas një procesi vlerësues, Katedra e UNESCO-s do të veprojë në kuadër të Qendrës Kërkimore “Bilgi” për Politikat dhe Administrimin e Kulturës.

Qendra në fjalë dhe Katedra e UNESCO-s do të realizojnë nën ombrellën e OKB-së projekte kulturore me partneritet shumëpalësh duke ndërtuar bashkëpunime të reja në skenën ndërkombëtare.

Ajo do të rezultojë gjithashtu një platformë ndërkombëtare e re për akademikët dhe studentët, që merren me politikat kulturore në Turqi, si dhe do të mund të ndërmarrë iniciativa të reja me institucionet përkatëse në fushën e diplomacisë kulturore.



Lajme të ngjashme