Satterfield: SHBA-ja i kupton shqetësimet e Turqisë në lidhje me Sirinë

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, ambasadori David Satterfield, deklaroi të premten se Uashingtoni i kupton shqetësimet e Ankarasë në Siri...

Satterfield: SHBA-ja i kupton shqetësimet e Turqisë në lidhje me Sirinë

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, ambasadori David Satterfield, deklaroi të premten se Uashingtoni i kupton shqetësimet e Ankarasë në Siri.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kuptojnë shumë mirë shqetësimet e qeverisë dhe forcave të sigurisë turke rreth marrëdhënieve ndërmjet organizatës separatiste terroriste PKK dhe shumë grupeve brenda Forcave Demokratike Siriane (SDF)”, tha ai në përgjigje të pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit amerikan, gjatë një sesioni me temë “Politika amerikane për Sirinë pas DAESH-it”.

Sikurse është theksuar nga sekretari Rex Tillerson dhe Rusia – vijoi Satterfield – në këtë pikë bëhet fjalë për një mirëkuptim të përbashkët për të reduktuar shqetësimet e Turqisë në lidhje me procesin e transicionit në pjesën veriore të Sirisë.

“I kushtojmë rëndësi çështjes së lidhjeve të organizatës terroriste PKK, për të cilën Turqia ndihet e shqetësuar dhe është maksimalisht e kuptueshme. Por tani ky proces po vijon, andaj dhe nuk them dot që kjo çështje mund të zgjidhjet brenda një apo dy muajsh”, shtoi nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt.

Duke folur për rëndësinë e një procesi transicioni me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve etnike në rajon, David Satterfield tërhoqi vëmendjen se në këtë hapësirë të gjerë nuk jetojnë vetëm kurdët, por edhe shumë grupe etnike të tjera si arabët e turkmenët.

“Të gjitha këto grupe duan që të jenë pjesë e ardhmërisë së Sirisë”, potencoi ai mes të tjerash.



Lajme të ngjashme