Zaharieva: Bullgaria kërkon përmirësimin e marrëdhënieve të BE-së me Turqinë

Bullgaria ka për objektiv përmirësimin e marrëdhënieve të Evropës me Turqinë fqinje gjatë presidencës së BE-së, pa fshehur problemet, konfirmoi të premten ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva...

Zaharieva: Bullgaria kërkon përmirësimin e marrëdhënieve të BE-së me Turqinë

Bullgaria ka për objektiv përmirësimin e marrëdhënieve të Evropës me Turqinë fqinje gjatë presidencës së BE-së, pa fshehur problemet, konfirmoi të premten ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva.

“Ne mendojmë se Turqia është një partnere e rëndësishme e Evropës për shumë çështje si refugjatët, terrorizmi, ekonomia, energjia”, nënvizoi Zaharieva në një konferencë shtypi në Sofje me rastin e fillimit zyrtar të presidencës bullgare.

“Ne duhet të përmirësojmë marrëdhëniet me turqit pa fshehur problemet”, theksoi ajo duke përmendur shtetin e së drejtës dhe sistemin gjyqësor.

“Është mirë të diskutohet me ndershmëri për marrëdhëniet që duhet të kemi me ata, sepse është ushtria e dytë më e madhe e NATO-s”, theksoi shefja e diplomacisë bullgare.

Për Kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, marrëveshja migratore e arritur në mars 2016 mes Turqisë dhe BE-së parashikon reduktimin e fluksit të refugjatëve, punë e shkëlqyer për Bullgarinë dhe Evropën.

“Bullgaria ndan 259 km kufi tokësor me Turqinë dhe strehon një minoritet prej 700.000 turqish, origjina e të cilëve daton që prej Perandorisë Osmane”, theksoi ai.

“Çdo të ndodhte nëse tre milionë emigrantë në Turqi të niseshin drejt Evropës?”, paralajmëroi Borisov për shtypin.

Ankaraja ka kërkuar me këmbëngulje portën e BE-së që prej dekadash dhe është shprehur e lodhur nga pritja, por marrëdhëniet janë dekuraduar ndjeshëm, veçanërisht që prej tentativës së dështuar për grusht shteti më korrik 2016 në Turqi. /ATSH



Lajme të ngjashme