Turqi - Përshkallëzimi i tensionimit në Egje me Greqinë nuk është në interes të të dyja palëve

Turqia reagoi ashpër ndaj provokimeve greke në afërsi të ishujve shkëmbor Karda në Detin Egje.

Turqi - Përshkallëzimi i tensionimit në Egje me Greqinë nuk është në interes të të dyja palëve

Turqia bëri të ditur se tensionimi i jetuar në Detin Egje me Greqinë nuk është në interes për të dyja palët.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në deklaratën e bërë pas tensionimit të jetuar në ishujt shkëmborë Kardak në Detin Egje tha se “Nënsekretari i Ministrisë së Jashtme të Turqisë i telefonoi Sekretari të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, të cilit i përcolli se përshkallëzimi i tensionimit në Detin Egje nuk është në interes për të dyja palët, ndërsa i është përcjellë haptazi nevoja për ti fund manovrave të rrezikshme”.

Aksoy u përgjigj me shkrim në një pyetje në lidhje me deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Greqisë, ku shkroi kështu: “Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Greqisë më datën 13 shkurt në lidhje me ngjarjen e rrezikshme që u jetua në zonën e ishujve shkëmbor Kardak, pretendohet se sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Greqisë ka ‘protestuar fuqishëm’ pranë nënsekretarisë së dikasterit tonë. Fatkeqësisht pala greke me anë të këtyre deklaratave edhe është duke e mashtruar opinionin e saj publik edhe është duke i shtrembëruar të vërtetat ashtu si çdo herë. Në të vërtet nënsekretari i dikasterit tonë i telefonoi sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Greqisë në lidhje me manovrat e rrezikshme të anijeve të rojeve bregdetare greke të bëra mbrëmë pranë ishujve shkëmbor Kardak që i takojnë vendit tonë. Palës greke iu përcoll se veprimet armiqësore të forcave të armatosura të Greqisë në det dhe ajër janë duke vazhduar dhe se këto nuk do të tolerohen. Përshkallëzimi i tensionimit nuk është në interes të të dyja vendeve dhe duhet të marrin fund sa më parë”.



Lajme të ngjashme