Presidenti Erdogan: Turqia së shpejti do të bëhet me tankun e telekomanduar prodhim vendor

Presidenti Erdogan tha se industria e mbrojtjes së Turqisë përdorë teknologjinë vendore në shumë fusha.

Presidenti Erdogan: Turqia së shpejti do të bëhet me tankun e telekomanduar prodhim vendor

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Turqia do të vijë në gjendje për të prodhuar tanke të telekomanduar.

Në fjalimin e tij të mbajtur në mbledhjen e 11-të promovuese të planit të zhvillimit të mbajtur në Qendrën Popullore të Kulturës dhe Kongreseve në Beshtepe të Ankarasë, Presidenti Erdogan tha se industria e mbrojtjes së Turqisë përdorë teknologjinë vendore në shumë fusha.

Duke e bërë të ditur se pjesa vendore në industrinë e mbrojtjes doli në 65%, Presidenti Erdogan tha se pothuajse të gjitha autoblindat e përdorura nga Forcat e Armatosura të Turqisë gjatë operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë janë prodhim vendor.

“Ne duhet të vijmë në pozitë për të prodhuar edhe tanke të telekomanduara dhe do ta bëjmë edhe këtë. Ne nuk do të mendojmë më gjëra të tilla, tani jemi në gjendje të prodhojmë shumicën e armëve”, deklaroi Erdogan.

“Sikur ne të ishim të varur nga dikush tani nuk do të ishim në pozitën ku ndodhemi sot në Afrin. Por, sot qëndrojmë në këmbë pa patur nevojë për askënd”, bëri të ditur Erdogan ndërsa shtoi se gjatë operacionit “Dega e Ullirit” deri më sot janë neutralizuar 1 mijë e 780 terroristë.

Ndërkaq në lidhje me tentativën e grupeve terroriste të lidhura me regjimin e Esadit për të hyrë në Afrin, kreu i shtetit turk tha: “Trimëria e ushtarit rritet kur ka armën e tij dhe autoblindën e tij. Ata tentuan të ndërmarrin një iniciativë të tillë në jug, por bateritë e artilerisë tonë dhe dronët e armatosur vendor bënë atë që është e nevojshme dhe ata u detyruan të zmbrapsen”.

Erdogan gjithashtu bëri të ditur se Turqia së shpejti do të jetë në pozitë për të eksportuar prodhimet e saj vendore dhe kombëtare.



Lajme të ngjashme