Ushtria turke godet autokolonën terroriste në hyrje të Afrinit

Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë njoftuar se në zonën Afrin të Sirisë është goditur një autokolonë me 30-40 automjete të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.

Ushtria turke godet autokolonën terroriste në hyrje të Afrinit
Ushtria turke asgjëson 30-40 makina të terroristëve në përpjekje për të hyrë në Afrin
Ushtria turke asgjëson 30-40 makina të terroristëve në përpjekje për të hyrë në Afrin

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë goditur një autokolonë terroriste me 30-40 makina në përpjekje për të hyrë në Afrin. Çasti i goditjes së autokolonës në fjalë, e cila transportonte një sasi të konsiderueshme armatimesh dhe municionesh, është regjistruar nga dronët turq.

Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm, autokolona, që transportonte terroristët bashkë me armatim dhe municion, është përcaktuar ndërsa ka qenë duke iu afruar qytetit nga pjesa juglindore e Afrinit dhe është goditur nga njësitë tokësore të mbështetjes me zjarr, në momentin që autokolona ka qenë 15 km larg qytetit.

“Gjatë operacionit është marrë në shënjestër vetëm autokolona në fjalë e organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH dhe si përherë është treguar çdolloj kujdesi dhe ndjeshmërie për të mos lënduar civilët”, thuhet në komunikatën e Shtatmadhorisë turke.



Lajme të ngjashme