Operacioni “Dega e Ullirit”-Merret kontrolli i Afrinit

Njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane sigurojnë kontrollin e Afrinit.

Operacioni “Dega e Ullirit”-Merret kontrolli i Afrinit

Në Afrinin e rrethuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të Forcave të Armatosura Turke, forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane, filluan të hyjnë në qytet në orët e para të mëngjesit nga juglindja e Afrinit.   

Në Afrin, që planifikohet të pastrohet nga terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, ndërkohë që vazhdon përparimi i njësive të Ushtrisë së Lirë Siriane, në qytetet shpesh herë dëgjohen të shtëna armësh dhe shpërthime.  

Ndërkaq vihet re se në qiellin e Afrinit fluturojnë avionët luftarakë turq.

Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane të mbështetura nga Forcat e Armatosura Turke kanë hynë në qendër të qytetit dhe brenda një kohe të shkurtër morën kontrollin e Afrinit të përbërë nga 9 lagje.

Terroristët e kapur janë arrestuar dhe qendra e qytetit është pastruar nga pankartat dhe afishet e organizatës terroriste.



Lajme të ngjashme