Çavusoglu: Turqia është kundër ndasisë në luftën kundër terrorit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg në kuadër të vizitës së tij në Ankara u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Çavusoglu: Turqia është kundër ndasisë në luftën kundër terrorit

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia është kundër ndasisë në luftën kundër terrorit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg në kuadër të vizitës së tij në Ankara u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Bashkëbiseduesit pas takimit organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ministri i Jashtëm, Çavusoglu gjatë prononcimit të tij tha se “Nga NATO-ja presim më shumë mbështetje në luftën kundër terrorit. Ne dimë se Sekretari i Përgjithshëm ka këtë botëkuptim dhe e falënderojmë për këtë. Jemi kundër ndasisë në luftën kundër terrorit dhe do të vazhdojmë luftën tonë kundër të gjitha organizatave terroriste”.

Ndërkaq në vlerësimin e deklaratave të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron gjatë prononcimit të bërë në lidhje me operacionin në Siri ku tha se “Kemi ndarë Turqinë dhe Rusinë”, ministri Çavusoglu tha: “Fatkeqësisht shumica e miqve tanë evropian e përfaqësojnë populizmin e largët nga serioziteti. Deklaratat e Presidentit të Francës u mohuan nga vendet e ndryshme. Ne presin deklarata që i kanë hije një presidenti. Macron kërkoi të marrë pjesë në samitin tresh mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit që u zhvillua në fillim të muajit. Por, pasi nuk u përfshi në këtë mbledhje ai nuk erdhi. Kjo ndodhi para sulmeve në Duma më 7 prill”.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë nuk do të prishen me fjalët e Presidentit francez. Ne kemi marrëdhënie të forta me Rusinë. Këto deklarata nuk janë të drejta”, bëri të ditur shefi i diplomacisë turke.

Ndërkaq edhe Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg theksoi kënaqësinë nga zhvillimi me transparencë të operacionit “Dega e Ullirit” të filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë më 20 janar për të neutralizuar anëtarët e organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH në zonën Afrin të Sirisë dhe për të shpëtuar popullin mik e vëlla nga dhuna dhe reprezaljet e organizatave terroriste.

Stoltenberg në lidhje me sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës dhe Anglisë të ndërmarra në Siri pas pretendimeve për sulme me armë kimike tha se “Qëllimi i këtyre operacioneve ishte ulja e aftësive të regjimit për përdorimin e armëve kimike dhe ky operacion jep këtë mesazh”.

 


Lajme të ngjashme