Erdogan bën thirrje për hedhjen e themeleve për një paqe të re në botë

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në Kongresin Global të Sipërmarrjes që organizohet në Stamboll...

Erdogan bën thirrje për hedhjen e themeleve për një paqe të re në botë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për hedhjen e themeleve për një paqe të re në botë.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në Kongresin Global të Sipërmarrjes që organizohet në Stamboll.

Gjatë fjalimit të tij Presidenti Erdogan vuri theksin në vdekjen e civilëve, ndërsa u bëri thirrje vendeve që shkaktojnë humbjen e jetëve me bombardime të rastësishme dhe duke hedhur bomba fuçi me fjalët “Ejani të hedhim themelet për një paqe të re në botë”.

Duke vënë në dukje se vendet, të cilat shkaktojnë humbjet e jetëve të civilëve, nuk e heqin fjalën e paqes nga gjuha e tyre, Presidenti Erdogan u bëri thirrje liderëve botërorë të jenë të sinqertë dhe të drejtë.

Kreu i shtetit turk u ndal edhe në operacionin ajror të kryesuar nga ShBA-të e që u ndërmor ditën e shtunë ndaj regjimit të Esadit, i cili përdori armë kimike në Siri.

“Ata janë fokusuar vetëm në një gjë, thonë se i goditëm vetëm se përdorën armë kimike. A mund të jetë kjo drejtësi nëse i lë mënjanë ata të cilët u vranë me armë konvencionale dhe merr parasysh vetëm të vrarët me armë kimike?”, deklaroi Erdogan.

Presidenti theksoi se Turqia deri më sot ka shpenzuar 31 miliardë dollarë për refugjatët, ndërsa shtoi se Bashkimi Evropian premtoi të ndihmojë Turqinë me 6 miliardë euro, por deri më sot nuk e mbajti premtimin.

“Ne hapëm portat tona për të gjithë duke mos e lë askënd në mëshirën e tiranëve ose të mbyten në det. Ne kurrë nuk hoqëm dorë nga ky qëndrim i ynë njerëzorë. U vërsulëm me vendosmëri ndaj organizatave terroriste, të cilat ishin shkak i ardhjes së refugjatëve në vendin tonë dhe burim i kërcënimeve ndaj vendit tonë”, bëri të ditur Presidenti Erdogan.

 


Lajme të ngjashme