Procesi i votimit për turqit jashtë shtetit fillon më 7 qershor

Qytetarët turq që jetojnë jashtë vendit në datën 7 qershor do të fillojnë të votojnë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare (për legjislaturën e 27-të) që do të mbahen në 24 qershor.

yüksek seçim kurulu.jpg
seçim.jpg

Shtetasit e regjistruar në Listën e Zgjedhësve Jashtë Shtetit do të kenë mundësi që votën e tyre ta japin deri më 19 qershor në qendrat e votimit që do të hapen në 60 shtete dhe 123 përfaqësi turke.

Kurse në pikat e kalimit kufitar procesi i votimit (për votuesit jashtë vendit) do të fillojë më 7 qershor e do të vazhdojë deri në 24 qershor.

Datat e votimit sipas vendeve janë si më poshtë:

Gjermani, Austri, Francë: 7-19 qershor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Luksemburg: 9-17 qershor

Danimarkë: 9-19 qershor

Norvegji: 14-19 qershor

Itali, Turkmeni: 15-17 qershor

Belgjikë, Holandë, Zvicër: 15-19 qershor

Republika Turke e Qipros së Veriut, Kanada, Bullgari: 16-18 qershor

Mbretëria e Bashkuar: 16-19 qershor

Kinë, Rusi, Rumani, Arabia Saudite, Bahrejn, Greqi, Liban, Izrael, Ukrainë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bosnjë-Hercegovinë, Algjeri, Finlandë, Suedi, Kazakistan, Kirgizi, Maqedoni, Sudan: 16-17 qershor

Azerbajxhan, Shqipëri, Irak, Iran, Irlandë, Spanjë, Egjipt, Maltë, Uzbekistan, Serbi, Çeki, Hungari, Poloni, Afrika e Jugut, Gjeorgji, Japoni, Kosovë, Kuvajt, Moldavi, Singapor, Tajlandë: 17 qershor

Sikurse është vepruar edhe në zgjedhjet e mëparshme nga vendet ku janë përdorur, në Turqi votat do të sillen me avion ose postë diplomatike.

Kutitë e votimit me votat e përdorura jashtë shtetit do të hapen dhe numërohen pas përfundimit të veprimit të votimit në Turqi, më 24 qershor.

Këtë vit do të votohet për herë parë edhe nga Malta, Serbia e Moldavia

Qytetarët turq të regjistruar në regjistrin zgjedhor jashtë shtetit për zgjedhjet presidenciale dhe për ato parlamentare të legjislaturës së 27-të, këtë vit do të mund të votojnë për herë të parë gjithashtu nga Malta, Serbia dhe Moldavia.

Në këto zgjedhje të parakohshme, raundi i parë i të cilave do të mbahet më 24 qershor, turqit rezidentë në vende të huaja do të mund të votojnë nga data 7 deri më 19 qershor në përfaqësitë diplomatike të Turqisë jashtë shtetit dhe nga data 7 deri më 24 qershor në pikat kufitare.

Procesi i votimit do të bëhet skenë edhe për disa risi.

Në referendumin kushtetues të 16 prillit 2017, qytetarët turq patën votuar në 120 përfaqësi diplomatike në 57 shtete të botës. Kurse në zgjedhjet e sivjetme presidenciale dhe parlamentare (për legjislaturën e 27-të), vendeve ku turqit do të mund të votojnë u janë shtuar gjithashtu Malta, Serbia dhe Moldavia.

Sipas rregullave të përcaktuara nga Këshilli i Lartë Zgjedhor (KLZ) i Turqisë, numri i vendeve ku qytetarët turq rezidentë jashtë shtetit do të mund të votojnë në këto zgjedhje është rritur në 60, ndërsa ai i përfaqësive diplomatike në 123.

Legjislacioni i KLZ-së parashikon vendosjen e kutive të votimit në çdo shtet të huaj, në të cilin janë rezidentë të paktën 500 qytetarë turq me të drejtë vote, sipas deklarimit të adresës. Duke qenë se Malta, Serbia dhe Moldavia i plotësojnë këto kushte, KLZ-ja dhe Ministria e Punëve të Jashtme vendosën të hapin qendra votimi edhe në ambasadat e Turqisë në kryeqytetet e shteteve në fjalë, respektivisht La-Valetë, Beograd dhe Kishinev.

Në kuadër të përgatitjeve të koordinuara të KLZ-së dhe Ministrisë së Jashtme, për raundin e parë të zgjedhjeve do të vendosen gjithsej 3.160 kuti votimi në 60 shtete dhe 123 përfaqësi diplomatike të Republikës së Turqisë.



Lajme të ngjashme