Gjeneralarmate Hulusi Akar pjesëmarrës në samitin e NATO-s në Bruksel

Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë turke, Hulusi Akar, mori pjesë në panele, ku u diskutua për masat e marra rreth mbrojtjes kolektive në kuadër të “Strategjisë së Zonës Jugore” të NATO-s, që përfshin Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore...

orgeneral akar.jpg
orgeneral akar nato bruksel.jpg

Takimi i 179-të i Shefave të Shtabit të Komitetit Ushtarak të vendeve anëtare të NATO-s, u mbajt në Bruksel të Belgjikës.

Në panelet e mbajtura në kuadër të mbledhjes, ku Turqia u përfaqësua nga Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneralarmate Hulusi Akar, u diskutua në lidhje me masat e marra në kuadër të mbrojtjes kolektive në kuadër të “Strategjisë së Zonës Jugore” të NATO-së që përfshin Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

Gjeneralarmate Hulusi Akar pati edhe takime dypalëshe me homologët e tij të vendeve të ndryshme.

Akar në kuadër të samitit u takua në takime të ndara me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, gjeneralarmate, Joseph Dunford, shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Australiane, Mark Binskin, të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Kanadasë, gjeneralarmate Jonathan Vance dhe me shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë greke, admiralin, Evangelos Apostolakis.

Gjatë takimit mes Akar dhe Dunford, që u zhvillua prapa dyerve të mbyllura, krahas marrëdhënieve dypalëshe u shkëmbyen mendimet në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri dhe Lindjen e Mesme.



Lajme të ngjashme