Ministri i Jashtëm turk po vazhdon me diplomaci të ngjeshur të bisedave telefonike

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu pati një trafik të ngjeshur të bisedave telefonike me homologët e tij nga mbarë bota me të cilët bisedoi për zhvillimet e fundit në Jerusalem...

Ministri i Jashtëm turk po vazhdon me diplomaci të ngjeshur të bisedave telefonike

Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu po vazhdon me diplomaci të ngjeshur të bisedave telefonike me homologët nga vendet e ndryshme, me të cilët bisedoi në lidhje me zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem dhe shkëmbeu mendime për ngjarjet e jetuara në kufirin e Gazës.

Sipas informatave të marra nga burimet diplomatike, ministri Çavusoglu në lidhje me zhvillimet në fjalë së fundmi zhvilloi biseda të ndara telefonike me ministrat e Jashtëm të Sierra Leone, Ali Kabba, të Egjiptit, Samih Shukri, të Tunizisë, Humeys Al-Xhihinavi, të Maldiveve, Muhamed Asim, të Algjerisë, Abdellader Messahel.

Dje ministri Çavusoglu pati biseda telefonike edhe me ministrat e Jashtëm të Xhibutit, Mahmud Ali Jusuf, të Guines, Mamadi Toure, të Marokut, Nasir Burita dhe të Libanit, Xhibran Basil.

Mbrëmë shefi i diplomacisë turke realizoi biseda telefonike me ministrat e jashtëm të Kazakistanit, Kayrat Abdrahmanov, të Kuvajtit, Sheik Sabah Halid Al-Hamad Al-Sabah, ministrin e Jashtëm dhe njëkohësisht ministri i dytë i Tregtisë i Bruneit, Lim Jock Seng, ministrin e Jashtëm dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Malit, Tieman Hubert Coulibaly, ministrin e Jashtëm të Uzbekistanit, Abdulaziz Kamilov, ministri i Jashtëm i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Muhammed Taha Siala, si dhe me ministrat e Jashtëm të Kirgizisë, Erlan Abdildayev, Mauritanisë, Isliko Velid Ahmed Izid Bih, të Irakut, Ibrahim Xhaferi dhe të Çadit, Muhammed Zeyn Sherif.

Në bazë të vendimit të mëhershëm të marrë nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, Amerika më 14 maj zhvendosi ambasadën e saj nga Tel-Avivi në Jerusalem gjë që përshkallëzoi tensionimin në rajon.

Ushtarët izraelit martirizuan 62 palestinezë gjatë protestave paqësore të organizuara në kufirin e Gazës për të protestuar hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem, ndërsa kanë plagosur 3 mijë e 188 palestinezë.

Turqia, e cila reagoi ashpër ndaj sulmit izraelit ndaj palestinezëve, ka shpallur 3 ditë zie kombëtare për dëshmorët e rënë palestinezë.



Lajme të ngjashme