TIKA shtroi iftar për jetimët në Afganistan

Në programin e iftarit të shtruar për jetimët në jetimoren “Bibi Sumeyye” në qytetin Herat morën pjesë 250 të ftuar.

TIKA shtroi iftar për jetimët në Afganistan

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) shtroi iftar për jetimët afgan.

Sipas komunikatës me shkrim të bërë nga TIKA, në programin e iftarit të shtruar për jetimët në jetimoren “Bibi Sumeyye” në qytetin Herat morën pjesë 250 të ftuar në mesin e të cilëve ishin drejtori i departamentit për zhvillime strategjike të TIKA-s, Tolga Keskin, shefi i Administratës së Fondacionit të Haxhit në Herat, Seyyid Ahmed Shirzadi, Kryeprokurori i Heratit, Haxhe Abdulhak Ahmedi, Kryetarja e Administratës së Tregtisë, Xhemile Bahadiri dhe kryetarja e Shoqatës së Grave Afgane, Maria Beshir.

Programi filloi me këndimin e Kuranit dhe me ilahitë e kënduara nga kori i vajzave të jetimores.

Shefi i Administratës së Fondacionit të Haxhit në Herat, Seyyid Ahmed Shirzadi në fjalën e tij të mbajtur gjatë programit tha se turqit gjatë shekujve kanë qenë shërbëtorët e islamit, ndërsa shprehu kënaqësinë dhe falënderimet ndaj TIKA-s, për praninë e saj në qytetin Herat.

Ndërkaq koordinatori i programit të TIKA-s në Herat, Ali Ergun Çinar tha se ata kurrë nuk kanë harruar jetimët gjatë shërbimeve shumëdimensionale që ofrojnë në Afganistan dhe se janë në përgatitje të aktiviteteve të përhershme në lidhje me ata.



Lajme të ngjashme