Çavusoglu: Gjermania ka lëshuar urdhër kërkimi për puçistin Adil Oksuz

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, bëri me dije të mërkurën se Gjermania ka lëshuar një urdhër kërkimi për të dyshuarin në arrati për grusht shteti, Adil Oksuz...

Çavusoglu: Gjermania ka lëshuar urdhër kërkimi për puçistin Adil Oksuz

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, bëri me dije të mërkurën se Gjermania ka lëshuar një urdhër kërkimi për të dyshuarin në arrati për grusht shteti, Adil Oksuz.

“Ne kontaktuam me autoritetet gjermane dhe Gjermania nxori një urdhër kërkimi për të dyshuarin në arrati për grusht shteti, Adil Oksuz”, deklaroi shefi i diplomacisë turke në lidhje me pretendimin rreth strehimit në Berlin të puçistit në fjalë, i konsideruar nga organizata terroriste gyleniste (FETO) si “imami i forcave ajrore”.

“Ajo çfarë Gjermania duhet të bëjë pasi ta gjejë të dyshuarin, është të na e dorëzojë atë neve në kuadër të marrëveshjeve dhe ligjit”, shtoi ministri Çavusoglu.



Lajme të ngjashme