Turqia vendi kyç në sektorin energjetik

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak deklaroi se projekti i Tubacionit Gazsjellës Transanadollian (TANAP) njëkohësisht është investim në vëllazëri.

Turqia vendi kyç në sektorin energjetik

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak deklaroi se projekti i Tubacionit Gazsjellës Transanadollian (TANAP) është investim në vëllazëri.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së përurimit të Stacionit të Kompresorit dhe Matjes në qytetin Eskishehir, që është pika e parë e shpërndarjes së gazit, ministri Albayrak tha se projekti është i rëndësishëm për historinë e sotme rajonale të energjisë.

Ministri Albayrak tha se bashkëpunimi rajonal i filluar mes Turqisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë ka arritur në troje të reja dhe u kthye në bashkëpunim global, ndërsa theksoi se projekti i TANAP-it është një projekt i stabilitetit dhe i vizionit të fortë të udhëheqjes.

Albayrak tërhoqi vëmendjen gjithashtu se ky projekt është pasqyrim i politikave aktive të energjisë që ndjekin Turqia dhe Azerbajxhani, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Sot bëjmë përurimin e njërës prej projekteve më të rëndësishme shekullore që ka kuptim dhe vlerë shumë më të lartë se sa thjeshtë të një investimi material. Projekti i TANAP-it njëkohësisht është një investim i bërë në vëllazëri që tejkalon kufijtë e idealit të një kombi me dy shtete. Miqësia e vërtetë është trashëgimia më e madhe që ky projekt do ta lërë për të ardhmen”.

“TANAP-i do të japë kontribut të madh në sigurimin e furnizimit me energji të Turqisë dhe të gjitha vendeve nëpër të cilat kalon dhe se ai do të forcojë pozitën e Turqisë si vendi kyç në sektorin energjetik”, bëri të ditur ministri Albayrak.

 


Lajme të ngjashme