Erdogan: Megaprojekt i ri në Turqi do të sigurojë 100 mijë vende pune

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dje njoftoi një projekt të ri megaindustrial që do të sigurojë vende pune për 100 mijë persona.

"Ne po krijojmë megazona të industrisë në pesë rajone të Turqisë. Ne do të përmirësojmë industrinë dhe teknologjinë e Turqisë duke siguruar punësim për 100 mijë persona", shkroi Erdogan në Twitter.

Ai bëri të ditur detajet e projektit me një grafik të bashkangjitur me titull "Përparime kombëtare në industri", ku tha se 45 miliardë lira turke (9.5 miliardë dollarë) do të bëhen në fazën e parë të projektit, duke siguruar 35.000 vende pune.

Me zonat e reja të industrisë, do të investohen 140 miliardë lira turke (29.5 miliardë dollarë), duke siguruar 100 mijë vende pune. (AA)

Lajme të ngjashme