"Kalaja fluturuese" hyn në inventarin e Forcave Ajrore të Turqisë

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë shtuar në inventarin e tyre avionin e 6-të të llojit “A400M Atlas”, i cili cilësohet edhe si “kalaja fluturuese”.

ucan kale A400M Atlas ucagi1.jpg

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë shtuar në inventarin e tyre avionin e 6-të të llojit “A400M Atlas”, i cili cilësohet edhe si “kalaja fluturuese”.

Sipas deklaratës së bërë në faqen zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, bëhet e ditur se me një ceremoni të organizuar në bazën e 12-të të Komandës së Transportit Ajror në qytetin Kayseri inventari të Forcave Ajrore Turke i është shtuar avioni i 6-të A400M Atlas.

Programi i avionit transportues strategjik A400M Atlas ka filluar në vitin 1985, ndërsa avioni i parë i këtij lloji i është shtuar inventarit më 12 maj 2014.

Në këtë projekt në të cilin Turqia u përfshi në vitin 1988, marrin pjesë Gjermania, Belgjika, Franca, Anglia dhe Spanja.

Planifikohet që në kuadër të këtij projekti Forcave Ajrore të Turqisë ti dorëzohen 10 avionë të këtij lloji.

Me hyrjen e këtij avioni në inventarin e Forcave Ajrore, ato do të jenë në gjendje që njëherësh të transportojnë materiale më të rënda apo më voluminoze të sistemeve të armatimit dhe makina, të cilat më herët nuk ishin në gjendje ti transportojnë me rrugë ajrore.

Me anë të avionëve A400M Atlas është dyfishuar edhe kapaciteti transportues i Komandës së Forcave Ajrore nga aspekti i shpejtësisë, distancës dhe peshës.

Falë këtij avioni të ri, Forcat e Armatosura të Turqisë kanë aftësi për të vepruar kudo në botë.



Lajme të ngjashme