Presidenti Erdogan ka një trafik të ngjeshur takimesh në Samitin e NATO-s

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në kuadër të ditës së dytë të Samitit të NATO-s, do të ketë një program shumë të ngjeshur.

Presidenti Erdoan si fillim mori pjesë në seancën e tretë të Mbledhjes së Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare në NATO dhe më pas priti në takim Kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte.  

Më pas ai mori pjesë në seancën me temë Afganistanin.

Erdoan do të bisedojë edhe me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Presidenti Erdoan, me një trafik të ngjeshur takimesh, pas drekës do të takohet me Presidentin e Afganistanit, Eshref Gani Ahmedzai dhe Kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras.

Erdoan pas përfundimit të Samitit të NATO-s do të kthehet në mbrëmje në atdhe.

Lajme të ngjashme