• Video galeri

Ushtria turke neutralizon 17 terroristë, njëri prej tyre mbante si trofe lekët e dëshmorit turk

Në operacionin ajror të realizuar nga Forcat e Armatosura Turke në rajonet rurale të Osmanijes (Osmaniye), Shërnakut (Şırnak) dhe Dijarbakërit (Diyarbakır) u neutralizuan 17 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

ırak'ın kuzeyine hava harekatı.jpg
terorist para.jpg

Në operacionin ajror të realizuar nga Forcat e Armatosura Turke në rajonet rurale të Osmanijes (Osmaniye), Shërnakut (Şırnak) dhe Dijarbakërit (Diyarbakır) u neutralizuan 17 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Sipas deklaratës së bërë nga Shtabi i Përgjithshëm, ushtria turke zhvilloi operacione ajrore ndaj terroristëve në rajonet rurale të Osmanijes, nënprefekturën Bejtyshebap (Beytüşşebap) të Shërnakut dhe nënprefekturën Kulp të rrethit Dijarbakër.

Në operacione u neutralizuan 17 terroristë.

Një nga të plagosurit e neutralizuar në nënprefekturën Bejtyshebap të Shërnakut ishte Kadri Bajram (Bayram) me emër të koduar “Mehmet Goyi", përgjegjës i njësisë së ashtuquajtur nga organizata terroriste, fronti Kelmehmetler.

Në rajon u sekuestruan arma e këmbësorisë M16, 2 kallashnikov, shpërthyese artizanale, 2 bombola të vogla. 2 çanta krahu dhe shumë pajisje jetësore.

Ndërkaq bëhet e ditur se 1 nga 10 terroristët e neutralizuar në operacionin e zhvilluar në 28 qershor në Bitlis ishte i ashtuquajtur përgjegjës i shtetit të Garzanit, Sefer Açar që kërkohej në listën e kuqe të organizatës terroriste PKK/KCK.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Brendshme është përcaktuar se Açar është autori i sulmit terrorist të 27 nëntor 1998, ku gjatë operacionit në veri të Irakut, organizata separatiste terroriste PKK rrëzoi helikopterin e xhandarmërisë turke tip Skorsky, ku si pasojë ranë 15 dëshmorë.  

Kuptohet se Sefer Açar mbante si kujtim (trofe) një kartëmonedhë (500 mijë lira që përdorej në vitet 1998) me një shënim ku shkruhej “Lekët e pilotit të helikopterit të rrëzuar në Herko 11-27-1998”.

Terroristi Açar kërkohej për 18 krime të ndryshme si pjesëtarë i organizatës së armatosur terroriste, privimi i njeriut nga liria, vrasje me paramendim, cenimi i unitetit shtetëror dhe tërësisë së vendit, mbajtja dhe shkëmbimi pa leje i lëndëve të rrezikshme, dëmtimi i komplekseve, tentimi i eliminimit të qeverisë së Republikës së Turqisë ose pengimit të kryerjes së detyrës së saj.



Lajme të ngjashme