Erdogan: Takimi me Trump i frytshëm, takimi me Conte ishte gjithëpërfshirës

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion gjatë kthimit nga Samiti i NATO-s.

Erdogan: Takimi me Trump i frytshëm, takimi me Conte ishte gjithëpërfshirës

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion gjatë kthimit nga Samiti i NATO-s.

Ai tha se takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ishte i frytshëm dhe mori garancinë nga Trump se nuk do të përjetohet ndonjë problem me dorëzimin e avionëve F35.

Erdoan theksoi se në Samit arritën në vendimin për rritjen e prezencës ushtarake të Turqisë në Afganistan.

Ai rikujtoi gjithashtu se nga ky Samit doli një vendim mbështetës për luftën e Turqisë me terrorin.

Ai bëri të ditur se NATO do të japë trajnim ushtarak në Irak dhe Turqia do të sipërmarrë detyrën e komandës ndihmëse.

Ai u shpreh edhe në lidhje me takimin e zhvilluar me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte.

“Biseduam edhe për temat dypalëshe edhe për ato rajonale. Me kryeministrin italian patëm një takim gjithëpërfshirës dhe të mirë. Besoj se këtë periudhë do të jetojmë një proces më të gjallërishëm dhe produktiv me Italinë” tha Erdoan.

Gjithashtu ai përcolli edhe detajet e takimit me Kancelaren gjermane, Angela Merkel për Marrëveshjen e Emigrantëve dhe organizatës raciste të nëndheshme Nacionalsocialiste (NSU).

Në lidhje me gjyqin e NSU-së, që përfundoi në 11 korrik në Gjermani, Erdoan tha: “Rezultati i gjyqit nuk ishte i kënaqshëm dhe thamë se çështja duhet të shqyrtohej më thellë. Kjo mund të jetë një lloj “Gladio”, duhet zbritur më thellë në çështje. Vetëm dënimi i asaj gruaje me burgim të përjetshëm nuk do të kënaqë familjet e viktimave. Ne mendojmë se kjo nuk është një çështje e çdollojshme. Ne thamë që çështja duhet të shqyrtohet në të gjitha dimensionet. Edhe ata nuk mendojnë ndryshe. Numri i personave të vrarë nga organizata është në shesh. Shohim se në vendim njëra është dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa të tjerët me 10, 5, 2, 3 vjet heqje lirie. Sigurisht që vendime të tilla janë të pamjaftueshme (të pakënaqshme) si për ne ashtu edhe për familjet e viktimave. Këtë ja thashë qartë Merkelit. Gjatë takimit i bëmë të ditur gjithashtu se duhet të mbajnë një qëndrim më të vendosur dhe më të qëndrueshëm ndaj terrorit. Shqetësimet tona vazhdojnë veçanërisht për ekzistencën e organizatës terroriste gyleniste, struktura paralele në shtetet (FETO/PDY dhe organizatës separatiste terroriste PKK në Gjermani. Në takim shqyrtuam edhe vizitën që do të zhvilloj këtë vit me ftesën e Presidentit gjerman, Steinmeier në Gjermani. Me këtë rast të gjitha këto do ti përsëris edhe ballë për ballë përsëri në Gjermani” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.     



Lajme të ngjashme